Pepe Reina qëndron te Napoli. Gjatë orëve të fundit, portieri spanjoll është bindur që të refuzojë ofertën e PSZH, për të qëndruar nën urdhrat e trajnerit Sarri, pavarësisht mungesës së rinovimit të kontratës me klubin e Napolit. Ajo që ka konfirmuar vendimin e portierit ishte vetë bashkëshortja e tij, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka postuar në “Instagram” një fotot të fanellave të portierit të Napolit, Reina, shoqëruar me dixhiturën: “Luka dhe Tiago janë gati tashmë për sezonin e ri #Napoli”. Luka dhe Tiago janë dy djemtë e çiftit. E vështirë tratativa që mund të realizonte transferimin e Reina në Paris, për shkak të kohëve shumë të reduktuara në dispozicion për zëvendësimin e tij nga drejtuesit e Napolit. Me Napolin në vështirësi, Pepe Reina në orët e fundit ka medituar së shumti, për të mbërritur në konkluzionin se nuk dëshiron të largohet, për të mos braktisur skuadrën dhe për ta lënë atë në vështirës. Një zgjedhje me zemër, që shkon përtej çështjeve ekonomike. Reina është në skadim të kontratës te Napoli, ndërkohë që PSZH i ofronte një kontratë dy-vjeçare ose tre-vjeçare. Mesazhi i bashkëshortes në “Instagram” fshin tashmë lotët e lamtumirës së Reinës, të dielën në San Paolo.