Kur mendojmë për “wags-at” e Juventusit dhe të Seria A, në mëndje na shkon bashkëshortja e Cristiano Ronaldo-s, Geogrina Rodriguez, por në një garë për të shpallur bashkëshorten e vitit, ajo nuk ka dalë fituese.
Si bashkëshortja më e pashme në Seria A është vlerësuar Michela Persico, që është në krah të Daniele Rugani-t, (në garë ishte edhe kolegia e saj Melissa Satta). Duke pasur parasysh natyrën e CR7 që do të jetë kudo i pari, ky fakt do ta ketë mërzitur.
Por prezantuesja e njohur italiane si për t’ia shtuar inatin Ronaldos e si për ta festuar këtë vlerësim që i është bërë, nuk ka reshtur së postuari foto me bikini në Maldives gjatë pushimeve të tyre dimërore.