Jerusalem, 12 qershor – Bashkëshortja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, Sara pranoi marrëveshje me Prokurorinë në rastin gjyqësor për shpenzimin e parave shtetërore, përcjellë KOHA.
Ajo akuzohet se ka shpenzuar më shumë se 100.000 dollarë para shtetërore për darka të shtrenjta.
Sara Netanjahu do të paguajë rreth 15.000 dollarë me qëllim që të hidhen poshtë akuzat se ka shpenzuar shuma të mëdha të parave në restorante luksoze për darka me miq dhe familje edhe krahas asaj që në rezidencën e kryeministrit ka kuzhinier të punësuar. (koha.mk)