Me nisjen e sezonit të ri në Serinë A rikthehen edhe emisionet televizive sportive dhe një ndër më të ndjekurit e viteve të fundit është “Tiki Taka” që transmetohet në Mediaset. Drejtuesi i këtij emisioni, Pierluigi Pardo, ka bërë me dije se në rolin e opinionistes do të jetë Wanda Nara, bashkëshortja e futbollistit argjentinas Mauro Icardi. “Për ne, Wanda është një “blerje” e rëndësishme, pasi është nëj personazh i ndjekur. Madje donim ta kishim edhe në emisionin e Botërorit. Ajo u tregua e gatshme të jetë pjesë e panelit të emisionit “Tiki Taka” dhe jemi kuriozë të shohim se si do të funksionojë kjo zgjedhje. Wanda është vajzë inteligjente”, tha drejtuesi i emisionit të famshëm italian.
Drejtuesi i emisionit mendon se prania e Wanda në emisionin do të zgjojë interesin e shikuesve jo vetëm si një femër seksi dhe tërheqëse, por edhe si tifoze e Interit. Ndërkohë që në panel janë edhe Gianpiero Mughini, tifoz i çmendur i Juves dhe Ciccio Graziani, tifoz i Romës.