Bashkëshorti u operua nga kanceri, Ivanka Trump kritikohet pse po pushon me shoqet e saj në Miami (FOTO)

Vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump është komentuar shumë për veshjen e saj në publik së fundmi. Ivanka ka qenë duke pushuar me shoqet e saj në Miami, teksa dukej në humor dhe duke shijuar bisedën. Mirëpo publiku duket se nuk e ka pritur shumë mirë këtë gjendje emocionale të Ivankës, pasi sipas tyre ajo duhet të ishte duke mbështetur bashkëshortin e saj që po lufton me kancerin. Megjithatë ka edhe nga ata që e kanë mbështetur duke argumentuar se jeta vazhdon.  Para pak ditësh vajza e ish presidentit është fotografuar për herë të parë me bashkëshortin Jared Kushner, pasi ky i fundit kreu një operacion në tiroide, pasi u diagnostikua me kancer.

Por pas kësaj Ivanka ka vendosur të shijojë rrezet e diellit në Miami, teksa mbante veshur një palë reçipeta të kuqe dhe pantallona të shkurtra me vija. 40 vjeçarja dukej e dhënë në bisedën e saj me mikeshat poshtë një ndërtese në qytet. Ivanka dhe Kushner kanë tre fëmijë, Jozefin tetë vjeç, vajzën Arabella, 11 dhe djalin gjashtë vjeç, Theodore. Në fillim të këtij muaji, ish-këshilltari i lartë i Trump, Jared, u pa me një fashë në qafë ndërsa ishte në një shëtitje me varkë me familjen e tij në Miami.Ishte një nga daljet e tij të para publike pas operacionit të kancerit. Operacioni i dytë i Kushnerit për kancerin e tiroides është konsideruar i suksesshëm.