Në vitin 2005, martesa e milionerit rumun Dragosh Savulescu me stomatologen Rodica Ghionea zuri faqet e para të mediave atje, por edhe në rajon, pasi gjithë ceremonia kishte kushtuar mbi 500 mijë euro. Megjithatw, kjo martesë nuk ka zgjatur shumë edhe pse të dy bashkë kishin një vajzë.
Ish-aksionari i Dinamos nisi gjyqin ndaj ish-bashkëshortes Rodica Ghionea vite më parë dhe arsyeja e vetme ishte ushtrimi i autoritetit prindërorë. Savulescu, i cili më pas u transferua në SHBA dhe atje jeton viteve të fundit, ka nisur bashkëjetesën me modelen shqiptare Angela Martini.
Dragos Savulescu dhe Rodica Ghionea kanë pasur një martesë të shkëlqyer. Ceremonia martesore ishte zhvilluar në muzeun e frontit të artit, ndërsa ish bashkëshortja Rodica Ghionea me një veshje të jashtëzakonshme gjithë kristale svarowski të dizajnuara nga Donatella Versace me një vlerë prej 10 mijë euro. Çifti më pas lindi edhe vajzën, Amalia, ndërsa në vitin 2009, Dragos Savulescu dhe Rodica Ghionea u divorcuan. Viteve të fundit, Savvulescu ka mbajtur një marrëdhënie të gjatë në distancë me vajzën e tij. Duke qëndruar në SHBA, lidhja midis tij dhe vajzës u zgjodh duke paguar kështu secilin muaj nga 5 mijë euro, pasi ish bashkëshortja e kishte akuzuar atë për keqpërdorim të fëmijës.
Megjithatë, ish bashkëshortja kishte konfirmuar se procesi i divorcit kishte shkuar keq dhe gjithë ka të bëj me vajzën, por ajo ishte e matur nga keqkuptimet që mund të ketë me ish bashkëshortin. “Shumë detaje unë nuk mund të jap, kemi një vajzë të vogël dhe nuk dua të vuaj. Unë, si një nënë, do të bëj gjithçka të mundur për ta mbrojtur atë”, ka deklaruar mes tjerave Rodica Ghionea, e cila punon në një klinikë dentale shumë luksoze në Bukuresht. Ndryshe, vetëm pak ditë më parë, bashkëshorti i modeles shqiptare festoi ditëlindjen e tij me një festë surprizë që ia organizoi shqiptarja Angela Martini.
Fotot që publikuan ditën e kaluar dhe ajo që ra në sy mes të ftuarve ishte edhe një vajzë e vogël, e cila qëndronte në mesin e tyre. Angela Martini, bashkëshorti i saj Dragos Savulescu dhe vajza e tij.