Bashkëshorti e mbylli në tualet për 1 vit e gjysmë, shpëtohet e reja

22

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Indi. Raportohet se një grua 35-vjeçare është mbajtur prej 1 viti e gjysmë e mbyllur në një tualet.

Dyshohet se ajo është mbajtur e “burgosur” në atë vend nga bashkëshorti i saj, i quajtur Naresh Kumar. Nëna e tre fëmijëve është detyruar të jetonte në kushte të mjerueshme, duke iu mohuar e drejta e ushqimit gjatë tre vakteve të ditës.

Policët thanë se e gjetën të renë të shtrirë pa ndjenja në dyshemenë e tualetit.

Ndërsa bashkëshorti, është justifikuar duke thënë se e mbante të mbyllur gruan për shkaqe sigurie, pasi sipas tij ajo ishte e sëmurë mendërisht.

Comments are closed.