Real Madrid do të përballen sot ndaj Kashima Antlers për kupën e botës së klubeve. “Los Blancos” dëshirojnë që ta fitojnë këtë çmim për të tretin vit radhazi, diçka që nuk është bërë më parë dhe Santiago Solari po punon me lojtarët për ta bërë të mundur.
Aktiviteti po mbahet në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara dhe familjarët e futbollistëve kanë shoqëruar ata në këtë udhëtim të shkurtër. E ndërsa futbollistët stërviten, bashkëshortet e tyre kanë shfrytëzuar rastin për të bërë shëtitje.
Falë medieve sociale, Anna Mariana (Casemiro), Macarena Rodriguez (Lucas Hernandez), Maria Cortes (Nacho), Patricia Noarbe (Marcos Llorente) dhe Yaiza Moreno (Mariano), kanë shpërndarë fotografi duke zbuluar momente të ndryshme.