Ka mundësi për bashkëpunim të investitorëve të huaj dhe vendorë, por bashkëpunimi shkon me shumë vështirësi, sepse kompanitë vendore nuk janë të gatshëm në rrezik dhe nuk ka vizione strategjike, konsiderojnë investitorët e huaj. Avram Stojçevski, kryetar i Asociacionit të industrisë automobilistike pranë Këshillit të investitorëve të huaj në Odën Ekonomike të Maqedonisë, thotë se kompanitë vendore do të kishin benefit nga bashkëpunimi me investuesit e huaj, sepse prodhimi i tyre nuk mbetet vetëm në Maqedoni, por i hapen dyert edhe në tregun jashtë shtetit.
“Nuk është e saktë që kompanitë vendore nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë me kompanitë vendore. Pohon me përgjegjësi se duam të bashkëpunojmë”, theksoi Stojçevski në biznes forumin e sotëm kushtuar bashkëpunimit mes investuesve të huaj dhe kompanive vendore që e organizon Këshilli i investuesve të huaj. Investuesit e huaj rekomandojnë që të bëhet edhe diferencë mes kompanive të huaja, të cilat investojnë në zonat e ZTZHI dhe ata që investojnë jashtë tyre.
“Subvencionet shkojnë në zonat e ZTZHI, ndërsa ka edhe kompani të tjera të huaja, të cilat veprojnë si firma lokale. Nga 136 anëtare, që i kemi në Këshillin e investuesve të huaj, rreth 120 janë kompani të huaja, të cilat perceptohen si kompani vendore dhe ato paguajnë tatime. Dhjetë top kompanitë realizojnë qarkullim prej 1,5 miliardë eurove dhe me këtë rast paguajnë tatime prej 15 milionë eurove në vit pa marrë subvencione, ndërsa punësojnë rreth 10 mijë punëtorë nga Maqedonia”, theksoi Shtefan Peter, kryetar i Këshillit të investuesve të huaj. Analizat tregojnë se momentalisht kompanitë e huaja, të cilat përdorin ndihmë të drejtpërdrejtë shtetërore bashkëpunojnë vetëm një për qind me kompanitë vendore edhe atë në pjesën e furnizimit të ushqimit, pastrimit dhe sigurimit.
Nga Qeveria paralajmërojnë se për dy javë do ta publikojnë programin për rritje ekonomike, e cila është e orientuar drejt marrjes së rezultateve dhe e cila ka kritere të qarta, e me të cilën në mënyrë të barabartë do të trajtohen edhe kompanitë vendore edhe ato të huaja. Për ta, nga Buxheti pritet të ndahen rreth 30 milionë euro. “I stimulojmë kompanitë e huaja që ta rrisin bashkëpunimin me kompanitë vendore. Nëse një kompani e huaj mbi 10 për qind të furnizimeve i kryen nga kompanitë e Maqedonisë, Qeveria do t’i mbështesë me një për qind nga furnizimet e përgjithshme të bëra”, theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev. Investuesit e huaj janë të kënaqur nga markat, por konsiderojnë se ajo në të cilën duhet shteti të përkushtohet është mbështetja e zgjidhjeve inovative, fleksibiliteti më i madh i sektorit financiar dhe bankar dhe sendërtimi i arsimit përkatësisht me nevojat e investuesve të huaj.