Shkup, 26 gusht – Memorandum bashkëpunimi sot nënshkruan Ministria e Arsimit dhe Shkencës me Shoqatën Xhunior Açivemnt Maqedoni, Byronë për zhvillimin e arsimin dhe Qendrën për arsim dhe trajnime profeisonale, të cilët së bashku me mbështetjen e Zyrës së USAID-it në Republikën e Maqedonisë Veriore, intensivisht, përmes një sërë aktivitetesh do të punojnë në zhvillimin e shkathtësive sipërmarrëse te të rinjtë, të cilët pas përfundimit të procesit arsimor do të përgatitet më mirë për mbindërtim të mëtutjeshëm apo për pjesëmarrje në tregun e punës me të cilët do të japin kontribut të madh në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror të vendit.
Ideja bazë e aktiviteteve të cilat i parashikon projekti është se fryma sipërmarrëse e ndërton ardhmërinë, ndërsa arsimi dhe mësimdhënësit janë ato që duhet ta stimulojnë dhe mundësojnë zhvillimin e shkathtësive sipërmarrëse te të rinjtë.
Memorandumi parashikon përfshirjen e përfaqësuesve të institucioneve arsimore në ngjarje ndërkombëtare,panel diskutimet dhe punëtori të organizuara nga Xhunior Açivement në të gjithë Evropën, me të cilat siç kumtoj Ministria e Arsimit dhe Shkencës pjesëmarrësve do t’u mundësohet t’i zgjerojnë kufijtë e njohurive të këmbyera dhe njohje me trendet aktuale në fushën e sipërmarrësië dhe këmbimin e të njëjtave nëpër shkollat tona dhe nxënësit tonë.
Kontribut të madh në krijimin e shkathtësive dhe njohurive të reja për mësimdhënësit dhe studentët, theksohet, do të sigurohet nga trajnimet e certifikuara, kampet e inovacionit dhe garave të nxënësve, të cilat gjithashtu janë parashikuar me memorandumin, ndërsa do të zbatohen nga nënshkruesit e tij.
Me nënshkrimin e këtij dokumenti, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës institucionet tregojnë se ndërtimi i një kombi sipërmarrës nuk është proces afatshkurtër, por proces që zgjat dhe në të cilin duhet të investohet vazhdimisht.