Sindikata Policore e Maqedonisë sot në Ohër po mban Konferencë ndërkombëtare të sindikatave të shërbimeve policore për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë.
“Ideja është që përmes takimeve të këtilla që të nxisim për thellim të bashkëpunimit të sindikatave policore nga Ballkani, për shkak se ballafaqohemi me probleme të njëjta në punë, paga, uniforma, pajisje, ajo që e dimë se është problem tek ne, ndërsa edhe tek shërbimet nga rajoni. Intenca është formimi i asociacionit të ngadalshëm i cili do të merret me problemet dhe do të ofrojë ndihmë varësisht nevojave”, theksoi Aco Antovski, kryetar i Sindikatës Policore të Maqedonisë.
Mbështetje për bashkëpunimin e organizatave sindikale në rajon dha edhe Gerd Priem, Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të forcave policore evropiane.
“Bashkëpunimi midis shërbimeve policore në rajon, por edhe më gjerë në Evropë është shembull edhe për politikanët se si duhet të bashkëpunohet për interes të përbashkët. Nëpunësit policorë kudo ballafaqohen me probleme identike, vështirësi, kështu që bashkëpunimi i ndërsjellë kontribuon për realizim të qëllimeve të organizatave tona sindikale, ndërsa ato janë kushte më të mira për punë të policëve, pajisje teknike, gjithë kjo në drejtim të ngritjes së shkallës së sigurisë së tyre personale në aktivitetet e përditshme”, theksoi ai.
Përndryshe, aktivitetet e Sindikatës policore të Maqedonisë momentalisht janë orientuar drejt përmirësimit të kushteve për punë të policisë, që pritet të realizohen në bashkëpunim me udhëheqësinë e MPB-së për çka tanimë janë realizuar dy takime.
“Zhvillojmë negociata me udhëheqësinë e re të Ministrisë me kërkesë për rritje të pagave, sigurim të uniformave, automjete të reja për nevojat e policisë, përmirësim të kushteve për punë, ndërmarrje të masave për siguri më të madhe dhe shëndet gjatë punës. Presim në buxhetin e projektuar për vitin e ardhshëm që të gjehen mjete për zgjidhje të një pjese të këtyre problemeve”, shpjegoi Antovski.
Sindikata policore e Maqedonisë sot do të nënshkruajë Marrëveshje për kompaninë e sigurimit “Trigllav” me ç’rast nga mjete personale të 7.500 anëtarëve të tyre do t’u sigurojë premi plotësuese gjatë lëndimeve dhe aksidenteve eventuale në vendin e punës.