Shkup, 16 prill – Rritje e efikasitetit në luftën kundër evazionit fiskal në Maqedoninë e Veriut dhe Malit të Zi është qëllimi i memorandumit për bashkëpunim të cilin e nënshkruan sot në Podgoricë drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Llukarevska dhe drejtori i Administratës Tatimore të Malit të Zi M.Mugosha, përcjellë KOHA.
“Administratat Tatimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë para presionit që të jenë shtyllë e fortë dhe të mundësojnë shoqëri të fuqishme stabile dhe ekonomike. Të dy institucionet përballemi me probleme të ngjashme dhe vështirësi dhe me përkushtim punojmë që t’i tejkalojmë. Nënshkrimi i këtij Memorandumi është pikërisht në atë drejtim dhe do të mundësojë që të avancohet bashkëpunimi, ndihma e ndërsjellë, besimi si dhe efikasiteti në luftën e përbashkët kundër evazionit fiskal”, ka theksuar Llukarevska në nënshkrimin e memorandumit, kumtoi DAP-i.
Drejtori i Administratës Tatimore të Malit të Zi, nga ana e tij ka potencuar se nënshkrimi i Memorandumit është me rëndësi të madhe, sepse të dyja vendet do të kenë mundësi që t’i shpërndajnë përvojat e tyre dhe dituri me çka do të kontribuohet në avancimin e punës së dy drejtorive fiskale.
“Të dy institucionet jemi në proces të modernizimit të plotë të proceseve me qëllim që dukshëm t’i përmirësojmë edhe shërbimet dhe bashkëpunimin me tatimpaguesit”, tha Mugosha.
.
Përfaqësuesit e DAP-it, qëndron në kumtesë, u njoftuan edhe me praktikën dhe procedurat të cilat zbatohen në Administratën Tatimore të Malit të Zi në sferën e komunikimit me tatimpaguesit si dhe funksionet e shërbimit në drejtorinë malazeze. (koha.mk)