Shkup, 15 nëntor – Dogana e Francës do t’i mbështesë planet për zhvillimin e Drejtorisë doganore të Maqedonisë, dakorduan sot në takimin në Shkup, drejtori i Doganës së Maqedonisë, Gjoko Tanasoski dhe atasheu doganor i Francës, Pier Bujon.
“Përfaqësuesit e dy institucioneve shprehën gatishmëri për përforcimin e bashkëpunimit që do të rezultojë me trajnime dhe projekte të reja për përforcimin e kapaciteteve të Drejtorisë doganore në luftën kundër krimit të organizuar, zbulimit, analizës së rrezikut, luftës kundër krimit të financuar”, kumtoi Drejtoria doganore e Maqedonisë.