Varshavë, 27 shkurt – Shefi i Shtatmadhorisë të ARM-së, gjeneral nënkolonel Vasko Gjurçinovski në suaza të vizitës zyrtare dyditore në Shtatmadhorinë e forcave të armatosura të Republikës së Polonisë sot ka pasur takim me nikoqirin e tij, gjeneral-nënkolonel Rejmund Andrzhejçak, raporton gazeta KOHA.
“Në takimin mes shefave të shtatmadhorie është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm ushtarak, i cili kryesisht përbëhet nga pjesëmarrja në aktivitete të përbashkëta ushtarake në organizim të NATO-s, përvojat polake nga proceset integruese, si dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ushtarak”, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.
Gjurçinovski në takim ka dërguar falënderim për mbështetjen e vazhdueshme në proceset e deritanishme integruese për anëtarësimin e vendit në Aleancë, duke shprehur shpresën se kjo do të vazhdohet si partneritet dhe aleancë me mundësi për intensifikimin e bashkëpunimit dhe ndihmë në proceset për integrim dhe përmirësimin e standardeve të arritura për në NATO, posaçërisht në fushën e operacioneve speciale.(koha.mk)