Prizren, 15 nëntor – Institutet Hidro-meteorologjikë të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës nënshkruan të martën në Prizren një Memorandum Mirëkuptimi për shkëmbimin e të dhënave në kohë reale me qëllim përmirësimin e paralajmërimit të hershëm të popullsisë në rast përmbytjesh. Ky Memorandum vjen pasi vendet e basenit të lumit Drin, veçanërisht Shqipëria dhe Mali i Zi janë prekur në mënyrë të vazhdueshme nga përmbytjet gjatë viteve të fundit duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike dhe sociale mbi banorët e këtyre zonave, shkruan ATSH.
Ndryshimet klimatike rrisin shanset për shira të rrëmbyer dhe përmbytje. Për këtë arsye është e rëndësishme që vendet e këtij baseni të punojnë së bashku për të krijuar sisteme efektive për paralajmërimin dhe menaxhimin e rrezikut të përmbytjeve. Në emër të qeverisë gjermane, projekti “Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike në menaxhimin e rrezikut të përmbytjeve në Ballkanin Perëndimor”, i zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH po ndihmon institutet hidro-meteorologjike të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës për të shkëmbyer në kohë reale të dhënat hidrometeorologjike, me qëllim përmirësimin e paralajmërimit në kohë të popullsisë në rast përmbytjesh.
Me anë të pajisjeve moderne u kryen matjet e prurjeve të lumit Drin në vendin e quajtur “Gryka e Prizrenit”, dhe këto të dhëna do të shkëmbehen mes vendeve në kohë reale për të pasur një informacion më të detajuar dhe të thelluar mbi situatat e reshjeve apo përmbytjeve.
Drejtori i Agjencisë së Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina në fjalën e tij të mirëseardhjes për të pranishmit u shpreh se ky takim është mjaft i rëndësishëm sepse të gjitha vendet e rajonit janë bashkë dhe ne na duhet të punojmë bashkë. Është e rëndësishme që GIZ… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)