Të gjitha institucionet gjyqësore janë shprehur kundër vetingut të paralajmëruar nga institucionet e shtetit. Ankohen se kontroll në punën e gjykatësve bën dhe mund të bëjë vetëm Këshillat e larta të drejtësisë, si dhe Komisioni për Antikorrupsion, por assesi faktori ndërkombëtar, apo njerëz nga politika
Omer XHAFERI
Shkup, 24 dhjetor – Shoqata e Gjykatësve e Maqedonisë së Veriut është kundër vetingut në sistemin e drejtësisë. Përmes një reagimi drejtuar mediave, ata informojnë pas diskutimeve dhe thirrjeve publike për veting dhe pastrim, gjegjësisht kontroll të punës së gjykatësve, Këshilli Drejtues i kësaj shoqata ka konstatuar se një proces i të tillë mund të bëjnë vetëm organet ekzistuese në Maqedoninë e Veriut.
“Pasi debatuam për nocionin ‘veting’ dhe për kushtëzimin e tij me ndryshime më të mëdha shoqërore-politike dhe anomali tjera shoqërore (anomali si zëvendësim të fjalëve: ekzistimi i shkallës së lartë të korrupsioni), qëllimet dhe rezultatet e të cilës duhet ta arrihen, konkluduan se sistemi i ynë i drejtësisë nuk është në gjendje e cila imponon nevojë të një kontrolli të tillë të gjerë të punës së gjykatësve jashtë institucioneve ekzistuese të vërtetuara në rregullativën aktuale gjyqësore”, thonë nga Shoqata e Gjykatësve të RMV-së.
Ndryshe, nga atje shtojnë se Këshilli Drejtues, i mbështet aktivitetet e Komisionit për Antikorrupsion dhe Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut, ndërsa vlerëson se kontrolli i punës së gjykatësve dhe qasjes së tyre është punë e vazhdueshme në kompetencë të dy institucioneve në fjalë. Njëkohësisht, siç thonë nga Shoqata e Gjykatësve, Këshilli Drejtues i tyre i inkurajon gjykatësit të tregojnë profesionalizëm dhe integritet gjatë veprime të tyre. Po ashtu, apelojnë në përmbajtje dhe mospërgjithësim gjatë shprehjes së kualifikimeve publike për gjendjen në sistemin gjyqësor.
“Këshilli Drejtues solli konkludim për unifikim të qëndrimeve me Gjykatën Supreme dhe Këshillin Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut, rreth çështjes së vetingut”, thonë nga Shoqata e Gjykatësve.
Javë me parë, qëndrim rezervë rreth procesit të vetingut shprehu edhe kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Aco Kolevski, i cili tha se një proces i tillë duhet të bëhet ne kuadër të legjislacionit ekzistues, gjegjësisht organet ndërkombëtare mund të marrin pjesë vetëm si këshillues. Njëherësh, edhe ambasadorit i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar, deklaroi se vetingu në gjyqësor është opsioni i fundit i cili duhet të ndodh për momentin. Ai, pas një takimi me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Sali Murat, javën e kaluar, tha se nuk sheh se një gjë e tillë është e duhur tash, gjegjësisht shtoi se vetingu është çështje e konsensusit dhe tek e fundit – kjo është çështje për të cilën duhet të vendos vetë shteti.
Kundër vetingut ka reaguar edhe Gjykata Supreme, Këshilli Gjyqësor, si dhe Këshilli i prokurorëve të Maqedonisë së Veriut. (koha.mk)