Futbollisti i përfaqësueses së Shqipërisë, që aktivizohet në Seria B me skuadrën e Barit, Migjen Basha ka realizuar sot golin e tij të parë në këtë edicion të kampionatit italian. Mesfushori i kontigjentit kuqezi, shënoi sot në minutën e 51’ golin e avantazhit për Barin në sfidën ndaj Carpit. Një ndeshje e përfunduar në shifrat 2-0 në favor të ekipit të futbollistit shqiptar, që tashmë renditet në vend të 10, në kuotën e 20 pikëve në 15 ndeshje.