Tiranë, 14 nëntor 2018 (MIA) – Kryetari i opozitës së Republikës së Shqipërisë, Lulzim Basha, i ka forcuar deklaratat se pa garantimin e standardeve nuk mund të ketë zgjedhje.
Nuk mund të ketë kompromis për zgjedhje të lira dhe të ndershme. O do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme ose nuk do të kemi zgjedhje. Nuk mund të kemi kompromis për drejtësinë e pavarur, drejtësia është ose e pavarur ose e kapur, ka thënë Basha në forumin “Trashëgimia e kancelarit…”, dedikuar jetës dhe veprës së kancelarit gjerman Konrad Adenauer.
“Ta vazhdojmë deri në fund me kurajo prusiane betejën tonë për një Shqipëri demokratike të shtetit të së drejtës që është e vetmja rrugë për një Shqipëri evropiane”, deklaroi Basha.
Ai shtoi se vendi është në rrezik për shkak të lidhjeve të krimit me qeverinë dhe kapjen e institucioneve të drejtësisë.