Tiranë, 28 shkurt – Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, të cilën e udhëheqë opozita e bashkuar shqiptare, refuzoi ta komentoj deklaratën e eurodeptetëve, i cili mes tjerash bëri thirrje për konsensus nacional dhe opozita të heq dorë nga bojkotimi i Parlamentit.
“Nuk komentoj deklaratat e miqve të huaj”, iu përgjigj shkurt Basha gazetarëve gjatë qëndrimit të tij në Shkodër.
Megjithatë, ai nuk harroi t’i përsëris kushtet për zgjidhjen e krizës në vend, ndërsa ajo është qeveri e përkohshme, zgjedhje të parakohshme parlamentare të lira dhe demokratike.
“Kenedi pat thënë dikur mos bëni çfarë do bëjë vendi juaj për ju por çfarë do bëni ju për vendin. Dua që gjithsecili prej jush që është në dilemë t’i bëni të njëjtën pyetje çdo miku që i do të mirën Shqipërisë. A do pranonit për vendin tuaj këtë që i kërkoni shqiptarëve të bëjnë? A do pranonit një kryeministër që vjen me krimin dhe qeveris për krimin të qeverisë popullin. A do pranoni bashkëqeverisjen në çdo nivel? A do pranonit varfërinë e mungesën e shpresës?
Përgjigjja ime është dhe mbetet mos më kërkoni asgjë që nuk do ta pranonit për vendin tuaj. Duam që përmes këtij rrugëtimi të sjellim standardet evropiane. Ndaj është një rrugëtim drejt vlerave evropiane”, theksoi Basha, duke shtuar se përgjigja është e qartë dhe se askush nuk e pranon një gjë të tillë.
Ndërkohë, pas deklaratave lidhur me zhgënjimin e raportuesit për Shqipërinë në PE, Knut Flekenshtajn për lideren e Lëvizjes Socialdemokrate për Integrim ka reaguar deputeti i LSI, Përparim Spahiu.
Në një postim në “Facebook”, Spahiu i kërkon eurodeputetit që të mos bëhet Zonja e Parë e qeverisë së drogës”.
“Knut, mos u bëj Zonja e Parë e qeverisë së drogës. As qeveria e vendit tënd nuk e do! Bëj durim për kaq kohë sa të ka ngel, deri në Maj”, ka shkruar Spahiu.
Flekenshtajn në konferencën e sotme për media tha se është i zhgënjyer nga deklaratat e bëra nga drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi.