Kryebashkiaku Lulzim Basha ka vendosur të largohet nga qendra e zhurmshme e kryeqytetit, për të jetuar tashmë në kompleksin e vilave multimilionëshe në periferi të Tiranës.
Mësohet se kreu i Selisë Blu ka ndërruar vendbanimin, dhe është zhvendosur në bllokun e vilave multimilionëshe të “Long Hill Residence”, në zonën e Lundrës. Më parë, Basha jetonte në katin e 12-të të një pallati pranë stadiumit “Qemal Stafa”, ndërsa është akuzuar shpesh nga kundërshtarët politikë për shtesë të paligjshme, raporton newsbomb.al.
Një vilë në kompleksin lukzoz ku është zhvendosur tanimë kryedemokrati Basha kushton mesatarisht 400 mijë euro, ndërkohë edhe për qera ka një çmim tepër të lartë, prej 2500 eurosh në muaj. Vilat kanë pothuajse të njëjtin konstruksion, me një sipërfaqe të brendshme prej 220 m2 dhe pjesa e jashtme rreth 500 m2, ku përfshihet dhe një pishinë private, raporton newsbomb.al.
Kati i parë përbëhet nga salloni tepër i bollshëm, një oxhak, veranda dhe kuzhina e bashkëngjitur me dhomën e ngrënies dhe një tualet. Kurse kati i dytë ka 3 dhoma gjumi, 1 studio dhe 2 tualete. Dhoma kryesore e gjumit ka një garderobë dhe tualet brenda dhomës. Ky kat ka hyrje të drejtpërdrejtë në oborr dhe zonën e pishinës. Oborri është i kuruar mirë, me pishinë, ka edhe një depo në pjesën e jashtme e cila përdoret edhe si dhomë palestre.
Model i nje prej vilave ne kompleksin ku eshte zhvendosur kreu i PD, Lulzim Basha:
Vendodhja e kompleksit “Long Hill Residence”, ku është zhvendosur Basha: