Pas protestës madhështore dhe më të madhe në këto 6-të muaj protestë të opozitës politike, kryetari i PD, Lulzim Basha ka thirrur mbledhje urgjente në selinë blu. Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë e PD dhe aleatët pas protestës dhe pritet të përcaktohet vijimësia e aksionit opozitar.