Lulzim Basha konfirmon se PD do të jetë pjesë e Parlamentit. Këtë deklaratë e ka bërë gjatë takimit në selinë blu me kandidatët për deputetë që garuan në zgjedhjet e 25 prillit.
Ndërsa falenderoi kandidatët për punën e bërë, lideri demokrat u shpreh para demokratëve se beteja për faktimin e shkeljeve në zgjedhje do të vijojë edhe në Kuvend.
Basha theksoi se fushata e PD nuk ka përfunduar dhe se misioni për të sjellë ndryshimin në Shqipëri do të vazhdojë me fuqi maksimale.