Tiranë, 31 mars – Partia Demokratike Opozitare mbrëmë në Durrës ka organizuar tubim në sheshin para komunës në këtë qytet port të Shqipërisë. Në fjalim para mbështetësve të mbledhur partiak dhe qytetarëve, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se “Shqiptarët nuk do të tërhiqen derisa në Shqipëri nuk ka demokraci të vërtetë”, pwrcjellw gazeta KOHA.
Basha porositi se shkuarja e “Qeverisë kriminele të Ramës është e domosdoshme.
Ky është tubimi i parë i madh i opozitës shqiptare në qytet tjetër, pas shtatë protestave masive të mbajtura para Qeverisë dhe parlamentit në Tiranë.(koha.mk)