Baseli është duke insistuar në transferimin e mesfushorit qendror të Sionit, Pajtim Kasami, bën të ditur “Fussballtransfers.com” të martën. Kasami 27-vjeçar ka kontratë me Sionin deri në verën e vitit të ardhshëm.
Ai te skuadra e Superligës së Zvicrës u transferua nga Olympiacosi dy vjet më parë. Që nga atëherë ka luajtur 70 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 21 gola e 13 asistime. Kasami në Basel mund të marrë rolin e Serey Die. Die është liruar nga Baseli së fundi.
Baseli po ashtu është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit shqiptar të Hibernianit, Florian Kamberi. Aktualisht te Baseli janë Taulant Xhaka, Edon Zhegrova e Kemal Ademi.