Më 16 maj të këtij viti, ish mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë Andrea Barzagli vendosi t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur, në moshën 38-vjeçare, pas një karriere vërtetë për t’u admiruar.
Megjithatë mbrojtësi ka qëndruar vetëm pak muaj larg Juventusit, sepse pas 8 vitesh si futbollist, është rikthyer sërish sot në Torino, këtë herë me një rol të ri.
Andrea Barzagli është bërë pjesë e stafit teknik të Maurizio Sarrit dhe nga seanca stërvitore e ditës së nesërme, do të jetë një nga bashkëpunëtorët e teknikut bardhezi.