Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, pohon se Liverpuli kërkoi 200 milionë euro për Filip Kutinjo gjatë verës, duke i “çmilituar” ata nga merkatoja. Gjigandët e La Liga-s kanë shpenzuar shumë në dritaren e transferimit të kësaj vere, duke ndjekur brazilianin si kompensim ideal për largimin e Nejmar për një shumë rekord prej 222 milionë eurosh. Katalanasit ishin në gjendje të merrnin Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund për 105 milionë euro, por tani po llogarisin koston e dështimit, për të siguruar objektiva të tjerë, pasi e kanë francezin të dëmtuar për katër muaj. Bartomeu ka përsëritur se ata u larguan nga Kutinjo vetëm pasi nuk mundën të justifikonin çmimin e vënë prej Liverpulit.
“Unë nuk do të them se sa kemi ofruar, por Liverpuli kërkoi 200 milionë euro. Ne nuk do të jepnim 200 milionë euro, apo 150 milionë euro, ndaj vendosëm të largohemi nga një merkato kaq e shtrenjtë. Oferta jonë ishte më pak se 100 milionë euro, teksa me shtesa ajo mund të kishte arritur 120 milionë euro. Paraja ka ardhur në futboll nga jashtë lojës dhe e ka bërë merkaton më të shtrenjtë, gjë që shpjegon se çfarë ka ndodhur me Kutinjon. Ne duhet t’i bëjmë këto investime në “La Masia”, në akademinë e klubit. Pastaj, duhet t’i respektojmë rregullat. Kjo është arsyeja pse jam i lumtur me hetimin ndaj PSZH, e cila është një kërkesë e bërë nga klubet evropiane”, deklaroi Bartomeu për “TV3”.