Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka përgëzuar kapitenin e klubit të tij, Lionel Messin, për triumfin në garën për Topin e Artë, duke thënë se ky çmim është kthyer te futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve.
Lionel Messi e mposhti mbrojtësin e Liverpoolit Virgil Van Dijkun dhe sulmuesin e Juventusit Cristiano Ronaldon në garën për Topin e Artë, duke u bërë lojtari i parë që arrin t’i fitojë gjashtë Topa të Artë në ceremoninë e ndarjen së çmimeve të hënën në Paris, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Kjo arritje e gëzoi presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i cili e shfrytëzoi këtë rast për të shkruar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
“Topi i Artë ka shkuar edhe një herë te futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve. Futbolli dhe Barcelona e festojnë një tjetër arritje të madhe. Urime Leo!”, shkroi Bartomeu në llogarinë e tij në Twitter.
The Only. One. Ever.
Six-time Ballon d'Or winner, Leo #Messi pic.twitter.com/5PMoJGRCrY
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 2, 2019