Luis Suárez ka rënë dakord për gjithçka me Atlético Madridin për t’u bërë pjesë e “Los Colchoneros” për dy sezonet e ardhshme. Barça gjithashtu është e gatshme për t’i paguar sulmuesit një pjesë të pagës për këtë sezon, por mbetet pa u konfirmuar marrëveshja mes dy klubeve.
Sikurse raportohet nga Onda Cero në programin “El Transistor”, presidenti Josep Maria Bartomeu heziton ta lejojë sulmuesin uruguaian të bashkohet me një rival direkt si Atlético kosto zero, aq më tepër duke i paguar një pjesë të pagës. Kjo është arsyeja pse nënshkrimi mund të ndalet.
Në “Wanda Metropolitano” nuk duan të presin gjatë, nëse dalin pengesa për Suarezin është gati opsioni tjetër: bashkatdhetari i “El Pistoleros”, Edinson Cavani (është lojtar i lirë që nga momenti kur u largua nga PSG). Presidenti i Barcelonës nuk do të të përsëritet precedenti “David Villa”, i cili përfundoi në “Vicente Calderón” në verën e vitit 2013 në këmbim të vetëm 2.1 milionë eurove, kur klubi katalan nuk kishte më besim tek ai.
Asturiani në atë sezon fitoi “LaLigan” si bardhekuq si dhe shënoi një gol në debutimin e tij me Atléticon pikërisht kundër Barçës në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës (më vonë e fituar nga katalanët). Gjithashtu në atë sezon Atletico nxori jashtë Championsit (çerekfinale) Barçën me kontribut të Villas.
Pjesa pozitive për Barçën, nëse arrin të ndahet me Suárez, kursimi në një mase të konsiderueshme i pagës së uruguaianit, që do t’i jepte mundësinë klubit të përfshinte një lojtar tjetër me pagë më të ulët. Përveç kësaj, me largimin e sulmuesit uruguaian, revolucioni që u premtua për skuadrën pas turpërimit 2-8 kundër Bayernit do të jetësohej. Jashtë Suárez, Vidal, Rakitic, Semedo dhe Arthur. Nëse shitet edhe Umtiti, Barça do të përmbyste formacionin titullar.