Josep Maria Bartomeo ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Barcelonës. Këtë e ka bërë të ditur për media vetë klubi i cili ka lëshuar një komunikatë për shtyp të martën në mbrëmje. “Presidenti Josesp Maria Bartomeu ka dhënë dorëheqje nga bordi i drejtorëve të FC Barcelonës”. Me herët, mediat në Spanjë kanë shkruar që presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe bordi i tij kanë dhënë dorëheqje, vetëm 24 orë para ndeshjes kundër Juventusit. Skuadra e Blaugranas është në Torino me trajnerin Ronald Koeman, kështu që lajmi vije një ditë para ndeshjes kundër Ligës së Kampionëve. Sport, Mundo Depertivo, Cadena Ser dhe të tjerave, Bartomeu dhe Bordi i tij i drejtorëve kanë zgjedhur që të dhënë dorëheqje. Ata do të përballeshin me mocion mirëbesimi dhe Bartomeu ka folur kundër idesë së dorëheqjes dje. Nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit dhe pse është ndërruar opinion, por kjo sigurisht që do ta trazon klubin katalunas. Pozita e Bartomeut kishte qenë në dyshim prej debatit të tij publik me Lionel Messi gjatë verës, ku ai refuzoi ta lejojë largimin e tij.
Bartomeu: Në muajt e fundit mora fyerje dhe kërcënime me familje
Josep Maria Bartomeu ka dhënë arsyet se përse vendosi të jepte dorëheqje nga posti i presidentit të Barcelonës. Ish-kreu i klubit katalunas ka bërë të ditur se nuk mund të përballonte më presionin e bërë nga tifozët, pasi përveç se u fye, mori kërcënime edhe në familje. “Eksperienca që kam kaluar në muajt e fundit, e kalon çdo limit të mundshëm”, ka thënë Bartomeu në një konferencë për media. “Unë, familja ime dhe kolegët janë fyer dhe janë kërcënuar, madje kam pranuar mesazhe në familje”, ka shtuar më tej ai. Bartomeu ishte kritikuar për kompaninë që kishte angazhuar që të rris reputacionin e tij në klub dhe t’i ulë ato të legjendave dhe lojtarëve aktual në klub. Kur Lionel Messi kërcënoi me largim në këtë verë, tifozët dolën në rrugë dhe protestuan dhe situata u bë më serioze, duke sjell tani dorëheqjen e Bartomeut.
Zgjedhjet e reja më 20 dhe 21 mars
Zgjedhjet e reja presidenciale te Bracelona do të zhvillohen më 20 dhe 21 mars, të cilat ishin parashikuar të zhvilloheshin në qershor të vitit 2021. Me mandatin e fituar, një kandidatit që zgjidhet i lejohet që të drejtojë klubin deri në gjashtë vite. Kjo nënkupton që zgjedhjet presidenciale në klub mbahen çdo gjashtë vite. Ish-presidenti Jose Maria Bartomeu nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme, shkaku që ka dhënë dorëheqje në mbrëmjen e së dielës që shkoi.
Kandidatët e mundshëm
Emra si Victor Font, ish-presidenti Joan Laporta, Jordi Farre, Toni Freixa dhe Luis Fernandez, do të kandidojnë për pozitën e të parit në klub. Farre, Fonte dhe Laporta, mësohet se kanë votuar kundër Bartomeut, në mënyrë që të hapin rrugë kandidimit të tyre.
Kush mund të votojë në zgjedhjet për president të Barcelonës?
Vetë anëtarët dhe ata që janë të regjistruar në klub kanë të drejtë të votojnë për të zgjedhur presidentin e ri të klubit. Në personat që posedojnë kartë të anëtarësimit, duhet të jenë në moshën 18-vjeçare dhe duhet të jenë prezent në Barcelonë, në Camp Nou, për të votuar.