Bartol: Shkupi zgjodhi anëtarësimin në NATO

Shkup, 26 prill – Shefi i Zyrës së NATO-së në Shkup, Gorazd Bartol deklaroi sot se dyert e NATO-së për Maqedoninë janë të hapura.

Sipas tij, porosia e NATO-së është që secili shtet sovran ka të drejtë të zgjedh rrugën që dëshiron, kurse Shkupi zgjodhi anëtarësimin në aleancën veri-atlantike.

Prandaj, Bartol u shpreh se dëshirojnë që këtë vend ta përshëndetin si anëtari i 30-të i NATO-së.

Njiherit, Bartol e përshëndet edhe arritjen pozitive të vendit, pas marrjes së udhëzimit pozitiv për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.