Barral, futbollisti i parë që blihet me Bitcoin

26

Ish lojtari i Real Madridit, David Barral është bërë futbollisti i parë në histori të futbollit që është blerë me Bitcoin. Barral që kaloi katër vitet e para të karrierës te gjiganti spanjoll në ekipet B dhe C, u transferua te skuadra e divizionit të tretë, Dux International de Madrid. Transferimi nga Racing Santander u bë i mundshëm fal Bitcoin digjital që e financoi këtë lëvizje.

“David Barral, një lojtar i ri i DUX Internacional de Madrid. Mirësevjen në klubin e pafund”. “Bëhet lojtari i parë që transferohet përmes kriptovalutave. Falënderimi për Criptian, sponsori i ri që e bëri të mundur”, shkruhej në komunikatën e klubit.