Bruksel, 16 tetor – Negociuesi kryesor i Bashkimit Evropian për Bregzit, Mishell Barnie sot deklaroi se marrëveshja për braktisje të Britanisë së Madhe nga BE-ja nuk do të arrihet gjatë nëntorit, sepse negociatat gjatë fundjavës hasën në pengesa.
Barnie theksoi se ka ende disa probleme të cilat nuk janë zgjidhur, duke e përfshirë edhe kufirin kontestues mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore.
“Do ta shfrytëzojmë kohën që në mënyrë të qetë dhe serioze të arrijmë deri te marrëveshja gjithpërfshirëse në javët e ardhshme”, potencoi Barnie.