Londër, 29 gusht – Negociatori kryesor i BE-së për Bregzitin, Mishel Barnie e ka paralajmëruar kryeministrin britanik Boris Xhonson se nuk do të lëshojë pe para 31 tetorit dhe se do të pajtohet në lëshimet me qëllim tejkalohet ngërçi mes dy palëve dhe të shmanget dalja kaotike e Britanisë së Madhe nga Unioni.
Barnie sot ka paralajmëruar se “BE në gjitha rrethanat do të vazhdojë të mbrojë interesat e qytetarëve të saj dhe kompanive si dhe kushtet për paqe dhe stabilitet në ishullin irlandez”.
Britania e Madhe duhet të del nga BE më 31 tetor, ndërsa çështja për kufirin mes Irlandës, anëtar i BE-së dhe Irlandës Veriore pas Bregzitit edhe më tej është barrierë kryesore e Bregzitit pa marrëveshje.
Në marrëveshjen për Bregzitin të cilën e kanë arritur paraardhësja e Xhonsonit, Tereza Mej ajo çështje është zgjedhur me masën mbrojtëse bekstop, e cila parasheh se pas daljes së Britanisë së Madhe nuk ka “kufi të fortë” mes Irlandës dhe Irlandës Veriore”.
“Kufiri i fortë” mes Irlandës dhe Irlandës Verirore mund t’ë ringjallë konfliktet e përgjakshme dhe terrorizmin mes katolikëve irlandez dhe protestantëve. Derisa ithtarët e Bregzitit druajnë se me bekstopin Britania e Madhe do të mbetet përjetësisht e lidhur me rregullat tregtare të BE-së.
Xhonson disa herë ka deklaruar se BE duhet të tërhiqet nga masa mbrojtëse bekstop nëse dëshiron të shmang Bregzit kaotik ose daljen e Britanisë së Madhe pa marrëveshje.