Ross Barklej ka qenë shumë pranë transferimit te Çellsi. Në ditën e fundit të merkatos së verës, futbollisti i Evertonit ishte gati të zhvillonte vizitat mjekësore me “Blutë e Londrës”, por më pas u desh të bënte prapakthehu dhe të refuzonte ofertën. Xhoj Barton, ish-mesfushori i Barnlej, ka zbuluar prapaskenat e bisedimeve të dështuara mes Çellsit dhe Barklej. Mesfushori 24-vjeçar, i ndjekur prej kohësh nga Antonio Konte nuk arriti dot të transferohej nga Everton te Çellsi, dhe Barklej zbulon motivin.
“Kam dëgjuar një histori vërtetë interesante në lidhje me atë. Konte kishte telefonin të fikur kur menaxherët e Barklej kishin provuar ta kontaktonin. Ai vetëm dëshironte të dinte për rolin që do të kishte në skuadër, por Konte kishte telefonin e fikur. Ja pse Barklej nuk firmosi më”, deklaroi Barton.