Tetovë, 24 korrik – Masakrohen 30 dele në mënyrë misterioze të bariut tetovar nga Tetova, Muharem Murati, njofton Gazeta KOHA. Ngjarja ka ndodhur gjatë vikendit, kur në pronën e këtij bariu në Tetovë, gjatë natës kafshë deri tash e panjohur, ka hyrë në vendin ku ruante bagëtinë dhe ka masakruar 30 dhen dhe është larguar pa u vërejtur nga askush. “Në mëngjesin e së dielës kur kam ardhur këtu kam parë disa prej tyre me plagë të rënda, disa të ngordhura dhe disa kanë shpëtuar, por disa janë masakruar në shumë vende të trupit”, tha bariu tetovar, Muharem Murati. Ai ka kërkuar ndihmë nga institucionet përkatëse që të ndihmojnë, sepse këtë e ka burim të vetëm financiar. (U.H.)