Është e vërtetë se askush nuk e dëshiron bletën për thumbat që ka, por ndryshon puna kur na nevojitet patjetër ndihma e saj. Bari i bletës konsiderohet si pjesë e familjes së mentes dhe bie në sy për vetitë e saj qetësuese. Që në Mesjetë ajo është përdorur për të trajtuar ankthin dhe stresin, shtuar oreksin dhe lehtësuar dhimbjet dhe parehatitë e shkaktuara nga tretja (përfshirë gazrat, fryrja e barkut dhe koliti). Edhe para Mesjetës bari i bletës është përdorur së bashku me verën për të larguar shpirtrat, shëruar plagët dhe trajtuar kafshimet helmuese të insekteve dhe kafshëve të ndryshme. Tani ajo përdoret së bashku me bimë të tjera, si kamomili, sanëza etj, për t’u relaksuar. Bari i bletës përdoret shpesh edhe tek kremërat që trajtojnë herpesat në gojë, të shkaktuara nga ftohja dhe gripi. Bari i bletës përdoret për të kuruar pagjumësinë dhe ankthin. Studime të ndryshme kanë treguar se bari i bletës i kombinuar me erëza të tjera (si kamomili, sanëza), ndihmon në lehtësimin e ankthit dhe lufton pagjumësinë.
Gjatë një studimi të kryer tek disa njerëz që vuanin nga probleme të vogla me gjumin, 81% e atyre që përdorën një përzierje bimore me sanëz dhe bar blete bënë një gjumë më të rehatshëm se personat e tjerë që morën hapa të tjerë. Nuk dihet cila nga këto bimë është më efikase, apo nëse sekreti qëndron tek kombinimi i tyre. Në të njëjtin përfundim arritën edhe tek studimet e kryera për ankthin, ku për lehtësimin e simptomave u përdorën edhe kombinime të erëzave të tjera.
Madje.. ky bar kuron edhe herpesin. Disa studime sugjerojnë se kremërat të cilët kanë si përbërës edhe barin e bletës mund të ndihmojnë në shërimin e herpesave të shkaktuara nga ftohja. Bari i bletës i përzier me erëza të tjera, mund të ndihmojë në lehtësimin e tretjes. Të tjera tregojnë se vaji i barit të bletës ka një shkallë të lartë të aktivitetit antibakterial. Studimet kanë vërtetuar gjithashtu se bari i bletës mund të ndihmojë edhe në përmirësimin e funksionin njohës dhe lehtësimin e ankthit dhe nervozizmit tek njerëzit që vuajnë nga sëmundja e alcajmerit. Mund ta gjeni në gjethet e thara të barit të bletës tek kabineti i erëzave. Kjo bimë shitet gjithashtu edhe si çaj, dhe në kapsula, ekstrakte, vajra, tinkturë dhe në kremëra të ndryshme që shiten në farmaci. Provojeni këtë mrekulli popullore dhe do mbeteni pa fjalë nga efekti që ajo ka!