Tetovë, 6 tetor – Kandidati i PDSH-së për kryetar të komunës së Tetovës, Bardhyl Dauti sot së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal si dhe me anëtarët e shtabit të degës – Tetovë, qëndruan në Xhepçisht të Tetovës. Gjatë takimit me banorët biseduan lidhur me problemet e tyre të shumta, si pasojë e mosangazhimit të pushtetit lokal në këtë vendbanim. Dauti theksoi se ekipin i tij e ka planin për furnizim me ujë të pijshëm dhe për rregullimin e kanalit për vaditjen e tokave punuese në Xhepçisht.