Shkup, 27 janar – Enis Bardhi ka qenë autor i golit të barazimit për Ujpeshtin në ndeshjen miqësore kundër skuadrës polake Leh Poznan. Për Ujpeshtin kjo ishte ndeshja e parë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve në Qipro. Golin, futbollisti shkupjan e shënoi në minutën e 34, kur barazoi rezultatin në 1:1. (koha.mk)