Enis Bardhi ka pësuar një lëndim, ndërsa mund t’i mungoj Levantes edhe në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Spanjës.
Levante gjysmëfinalen në “Copa del Rey” e zhvillon të enjten e ardhshme. Levante para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës e luan edhe një tjetër ndeshje kundër Athletic Bilbaos. Ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos e luan në fundjavë, në kuadër të kampionatit të Spanjës.
Bardhi vetëm pak kohë më parë u kthyer nga një lëndim i rëndë. Por, për shkak të lëndimit ai do t’i mungoj Levantes sërish. Bardhi 25-vjeçar këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 17 ndeshje. Kësaj skuadre iu bashkua në verën e vitit 2017 nga Ujpesti i Hungarisë, ndërsa karrierë ka bërë në Suedi te Prespa Birlik dhe te të rinjt e Brondbyt. Ka luajtur edhe për skuadrën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Shkupin.