Enis Bardhi me Levanetn se kanë nisur mirë sezonin e ri në La Liga. Në katër ndeshjet e fundit kanë vetëm një barazim dhe tre humbje. Megjithatë, Bardhi është optimist se punët do të nisen nga e mbara për të dhe skuadrën e tij.
“Të jem i sinqertë mezi po e pres golin e parë për Levanten në këtë sezon. Ndjehem mirë në planin fizik, dëshiroj të ndihmojë të dalim nga kjo periudhë e krizës dhe shpresoj se së shpejti do ta shënoj golin e parë shumë të dëshiruar. Dëshira është e madhe, mirëpo jo edhe opsesion, para se gjithash dëshiroj që Levante të filloj të fitojë e dimë se kemi kualitet për diçka të tillë”, tha Bardhi, i cili sezonin e kaluar shënoi nëntë gola.
Në javën e fundit, Levante përjetoi humbje katastrofale në terren të vet nga Sevilla me rezultat 2-6. Në javën e ardhshme, ata luajnë me Valladolin si mysafirë, kurse më pas e presin Alavesin.