Fisnik NUHIU
Shkup, 26 mars – Futbollisti shqiptar i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në futboll, Enis Bardhi nuk e ka fshehur gëzimin me vendimin e sjellur nga UEFA në lidhje me takimin e balotazhit ndaj Kosovës, pasi u vendos që të gjitha përballjet e Ligës së Kombeve të anulohet në vend që të luhen pa tifozë. Gjysmëfinalja mes Maqedonisë dhe Kosovës do të luhet me 4 qershor në Shkup, në stadiumin “Todor Proeski”, me praninë e tifozëve, ndërsa, Enis Bardhi ka theksuar se kjo përballje do të jetë historike për të gjithë sportdashësit e Maqedonisë, pasi ky vend pret mbi 20 vite që të plasohen në Kampionatin Evropian.
“Gjysmëfinalja me Kosovës duhet që të luhet në Shkup, ndërsa për ne është shumë e rëndësishme që të luajmë para tifozëve tanë. Është një përballje për histori, Maqedonia është duke pritur mbi 20 vite që të siguron Kampionatin Evropian, dhe për atë duam që të kemi tifozët në tribunë, që të kemi me kë ta ndajmë gëzimin”, deklaroi Enis Bardhi.
Ai ishte i gatshëm të udhëtonte nga Valencia, por ekzistonte rrezik serioz nga rregullat paraprake ndaj Pandev, Elmas dhe Naumovski, për vetizolim për ndeshjen me Kosovën.
“Nuk kisha frikë që të vija, nuk do të kisha ndonjë problem me serioz. Sidoqoftë, situata do të ishte ndryshe me Pandevin, Elifin dhe Nestorovskin, të cilët me siguri nuk do të kishin të drejtë të luanin ndaj Kosovës. Ndërsa pa këta tre futbollistë të rëndësishëm shanset tonë për sukses do të ishin konsiderueshëm të zvogëluara”, theksoi Bardhi.
Gazetarët spanjollë kanë bërë llogaritë se kanë kaluar 15 muaj nga goli i fundit që ka shënuar Bardhi nga gjuajta e lirë me fanellën e Levantes. “15 muaj”? Mirë, është një kohë shumë e gjatë, por të jemi të sinqertë, unë gjatë kësaj periudhe nuk kamë gjuajtur shumë gjuajtje të lira. Më e rëndësishme për mua është që të ndjehem mirë në fushë, që kontribuoj për rezultatet të mira për ekipin tim. Nuk jam i brengosur, e di që pasi që të shënoj golin e parë, do të pasojnë shumë tjerë nga gjuajtjet e lira”, ka thënë futbollisti shkupjan i Levantes, Enis Bardhi.