Nga Torino
Bujar KURTAJ
Torino, 5 tetor – Përfaqësuesja e Maqedonisë ka realizuar edhe stërvitjen zyrtare në “Stadio Olimpico” në Torino ku nesër me fillim në ora 20.45 do të zhvillojë përballjen me përfaqësuesen e Italisë. Atmosfera në mesin e verdhekuqve është e mirë, ndërsa në dispozicion seleksionuesi Igor Angellovski do ti ketë të gjithë të ftuarit për këtë sfidë.
Njëri nga katër futbollistët shqiptar që janë ftuar nga Angellovski, Enis Bardhi thotë se janë të gatshëm dhe të motivuar për përballjen e nesërme me Italinë.
“Jemi të gatshëm dhe të motivuar pasi Italia është një skuadër e madhe. E dimë kundër kujt luajmë, derisa në Torino kemi ardhur pas atyre dy ndeshjeve shumë të mira me Izraelin dhe Shqipërinë. Pamë se mund të bartemi me skuadrat të forta, kështu që nesër do të tentojmë të luajmë sa më mirë, të japim më të mirën nga ne dhe më pas do të shohim se çfarë do të sjell ndeshja”, deklaroi Bardhi.