Shkup, 20 dhjetor – S’ka dyshim se Enis Bardhi po luan një sezon të shkëlqyer në Primera Divizion me fanellën e Levantes. Ai në 14-të ndeshje sa i ka zhvilluar, arriti të shënojë katër gola. Por, përkundër kësaj, futbollisti shkupjan është i pafat sa i përket përballjeve me dy skuadrat më të mira në La Liga, Real Madrid dhe Barcelona. Në fakt, pasi që mungoi ndaj Realit të Madridit, futbollisti më i mirë nga Maqedonia do të mungojë edhe në përballjen ndaj Barcelonës më 7 janar. E gjithë kjo pasi numri dhjetë i Levantes u ndëshkua me kartonin e verdhë, të pestin deri më tani. Në përballejn e së martës Levante dhe Leganes luajtën pa gola, derisa në mesin e të sanksionuarve ishte edhe Bardhi, i cili në këtë ndeshje u inkuadrua nga banka rezerve. Cekim, me 18-të pikë të grumbulluara Levante mban pozitën e 15-të në tabelën e klasifikimit.