Njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptar që luajnë jashtë Maqedonisë, Enis Bardhi, ka vazhduar me paraqitjet dhe golat në kampionatin hungarez. Në ndeshjen kundër Debrecin, Bardhi ka shënuar golin për 2:0 në të mirë të Ujpeshtit, që ishte goli i tetë për at. Më këtë gol Bardhi ngjitet në pozitën e parë në listën e golashënuesve bashkë me futbollistin e Ferencvarosh Gjuriqin dhe Feqeshin nga Videoton. Ndryshe, pas kësaj fitore Ujpeshti me 30 pikë ngjitet në pozitën e katërt në renditjen tabelore. (koha.mk)