Shkup, 16 qershor Kanë vazhduar përgatitjet e përfaqësueses së Maqedonisë në kuadër të Kampionatit Evropian në Poloni. Atmosfera në mesin e reprezentuesve është e shkëlqyer dhe të gjithë me padurim e presin ndeshjen e parë me Spanjën.
“Tek të gjithë lojtarët po ndjehet një tremë pozitive, por kjo është e mirë, kështu do ta dimë se do të jemi të përgatitur. Jemi të fokusuar në stërvitje dhe detyrat të cilat na i jep seleksionuesi. Jemi të përgatitur për sfidën, e dimë se kemi kaluar rrugë të rëndë, deri në Evropian dhe do të japim më të mirën nga vetja që të vazhdojmë me rezultatet pozitive. Kemi ambicie dhe entuziazëm, e dimë se kush është kundërshtari i parë, por do të japim maksimumin që për disa punë në fushë të pyetmi ne”, deklaroi për faqen zyrtare të FFM-së, njëri prej pesë futbollistëve shqiptar në radhët e përfaqësueses së Maqedonisë, Enis Bardhi.
Edhe bashkëlojtari i Bardhit, Darko Velkovski pret një paraqitje të mirë dhe rezultat në Euro 2017. “Atmosfera në reprezentacion është gjithmonë e mirë. Jemi të qenë, por punojmë me intensitet të madh. Falënderojmë për përkrahjen që po e marrim nga tifozët në Maqedoni, por me suksesin e vjetër nuk jetohet. Tani jemi një ditë para ndeshjes së parë dhe i jemi përkushtuar përballjes me Spanjën. Ky reprezentacion dëshmoi se mund të jetë në nivele të larta, ndërsa besoj se mirë do të mbulojmë mbrojtjen – gjithsesi me ndihmën e gjithë ekipit, sepse mbrojtja nuk varet nga dy mbrojtës qendror”, tha Velkovski.
Ndeshjen e parë djemtë e seleksionuesit Bllagoja Milevski do ta kenë më 17 qershor (e shtunë) kundër Spanjës, ndërsa më pas pasojnë përballjet me Serbinë (20 qershor) dhe Portugalinë (23 qershor). (koha.mk)