Ka kënduar që në moshë të vogël, si 7-vjeçare mirëpo më pas vazhdon me muzikë që më pas të shkëputet pasi u martua në moshë shumë të re. Bardhë Gega vjen në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA duke treguar mbi jetën e saj dhe muzikën, pse u rikthye përsëri…
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Mban mend fillimet e karrierës. Do kishe dashur të rikthehesh dhe njëherë në fillim. Ka qenë e vështirë?
Fillimet e karrierës time kanë qenë që në moshën 7 vjeçare, me konkurrim shkollash dhe në moshën 10 vjeçare kam kënduar në televizion bardhë e zi të asaj kohe, po jam shumë nostalgjike për atë kohë, ishim të gjithë njësoj, aspak e vështirë nuk ka qenë se kisha një zë të veçantë dhe babai im ndryshe nga prindërit tjerë më shoqëronte që e vogël.
KOHA: Midis televizionit, radios dhe shtypit të shkruar cilin do të zgjidhje për intervistë?
Po më pëlqen televizioni, por edhe radio.
KOHA: Të vjen keq që radio nuk është më aq e fuqishme sa ka qenë dikur?
Patjetër, ne asaj kohe ndiqnim radion në emisionet për bashkatdhetarët.
KOHA: Për çfarë ke studiuar?
Po, kam studiuar për infermiere.
KOHA: Të vjen keq që nuk ke vazhduar një fushë tjetër, por je përkushtuar muzikës?
Me këngën u mora deri në moshën 18 vjeçare me ansamblin Mirdita, pastaj u martova e re dhe kam emigruar, u shkëputa nga muzika për profesionin tim dhe kujdesin ndaj fëmijëve.
KOHA: Ka qenë e thjeshtë për ty të futesh në botën e muzikës?
E shikoja se diçka nuk shkonte në jetën time dhe u riktheva në muzikë.
KOHA: Ka shumë konkurrencë në muzikë, ashtu siç thuhet?
Po ka shumë konkurrencë, por unë jam vetvetja dhe si shikoj ato gjëra.
KOHA: Një këngëtarë që ka shërbyer si model frymëzimi për ty?
Po imitoja Liri Rashën.
KOHA: Një eksperiencë që të ka rritur profesionalisht dhe që e vlerëson si më të rëndësishmen për ty?
Po gjatë punës time si infermiere jam përballur me situata të vështira dhe mesazhi im është të vlerësojmë çdo sekondë të jetës sikur është i fundit.
KOHA: Është e vështirë të punosh me këngëtarë tjetër duke e ditur se në koncerte në shumicën e rasteve jeni më shumë të ftuar?
Jo, se gjithsecili mundohet të bëj më të mirën për publikun dhe unë e gjejë veten mirë me kolegët.
KOHA: Merr shpesh kritika se lëvdata e dimë që po?
Kam shumë lëvdata, por edhe kritikën e pranoj se nuk jemi perfekt dhe na ndihmon kritika nga njerëzit me nivel.
KOHA: Si është marrëdhënia jote me kolegët e skenës?
Marrëdhënia me kolegët e mirë, ka edhe ndonjë xhelozi të vogël por unë jam çelës muzike dhe i dua edhe ata që nuk më duan…
KOHA: Një gjë që publiku nuk e di për ty?
Ngjaj shumë e re dhe nuk publikoj foto familjare, ndryshe jam nënë e tre fëmijëve 30 vjeçarë.