Manchester United është klubi me më së shumti fanella të shitura në Evropë. Top 20-shen e klubeve me më së shumti fanella të shitura në vit e përbëjnë gjashtë klube të Premierligës dhe tri klube nga La Liga, shkruan “AS”, përcjell Gazeta Blic. Katër nga këto klube shesin më shumë se një milion fanella në vit, kurse Premierliga angleze kryeson me më së shumti ekipe në këtë listë se çdo ligë tjetër.
Manchester United është klubi i cili kryeson me 1.75 milion shitje të fanellave në vit, sipas një hulumtimi të kryer nga ‘PR Marketing’. Klubi i vetëm i cili i afrohet Unitedit është Real Madridi i cili shet vetëm 100.000 fanella më pak (1.65 milionë), kurse top 3-shen e kompleton Barcelona me 1.278.000 shitje të fanellave në vit. Top 5-shja kompletohet nga Bayern Munchen dhe Chelsea, me 1.2 milionë dhe 900 mijë shitje të fanellave. Listën e plotë mund ta shihni në grafikun më poshtë.