Barcelona ka peshkuar përsëri në Holandë. Katalanasit kanë zyrtarizuar blerjen e 20-vjeçarit Mike van Beijnen nga ekipi U21 i Nac Breda. Mbrojtësi i djathtë ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me opsion për një vit të tretë dhe do të përforcojë skuadrën e dytë të Barçës. Klauzola për prishjen e kontratës së tij është 100 milionë euro.
Van Beijnen është djali i menaxherit të Frenkie de Jong, Ali Dursun. Ai është holandezi i tretë i blerë nga Barcelona në këtë merkato pas De Jong dhe Ludovits Reis.