Barcelona është bërë gati të bëj një ofertë për sulmuesin e Çellsit, Uillian, pavarësisht se dëshira e brazilianit është të shkojë te Mançester Junajtedi. Uillian ka bërë një sezon shumë të mirë me “blutë” e Londrës, pavarësisht se nuk ka qenë gjithmonë titullar me Antonio Konte. Shtypi anglez ka shkruar se Uillian është objektivi kryesor i Mançesterit në merkaton e verës, por “Don Balon” ka shkruar se Barcelona po përgatit një ofertë për “yllin” e Çellsit. Kryesuesit e La Liga vazhdojnë të jetë të interesuar edhe për Antoine Grizmann të Atletiko Madrid, me të cilin gjithashtu do të përballen me konkurrencën e Junajtedit. Pra me pak fjalë, Uillian dhe Grizmann e kanë të ardhmen të kryqëzuar, njëri do të shkojë te Mançesteri, tjetri te Barcelona. Teorikisht të dy futbollistët dëshirojnë të punojnë me Hoze Murinjon, por do të mjaftonte një telefonatë nga Lionel Messi për t’i bërë të ndryshojnë mendim.