E shpall “Sportitalia”: Barcelona e ka kontaktuar tashmë Ronald Koeman, për të ditur predispozicionin e trajnerit holandez. Sipas këtij informacioni, klubi katalanas do të mbulojë veten në qoftë se Luis Enrique zgjedh të mos rinovojë në fund të sezonit. Koeman mori ndihmës Roberto Martinez në stolin e Evertonit verën e vitit që kaloi dhe aktualisht mban vendin e shtatë në renditjen e Premier League. Holandezi nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të qenë trajneri i Barcelonës një ditë dhe në rastin e Luis Enrique, nëse ky i fundit vendos për të mos e zgjeruar kontratën aktuale, mund ta hapë derën e klubit katalanas, me të cilin ka luajtur në një nga kapitujt më të mëdhenj të histories. Luis Enriques i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe ai nuk ka sqaruar se çfarë qëndrimi ka për të ardhmen. Spanjolli ka treguar paqartësi në lidhje me planet e tij dhe nuk e ka mbyllur derën për t’i dhënë fund kohës së tij në klubin katalanas, këtë verë. “E pra, me të vërtetë, unë nuk e di. Nuk kam asnjë dyshim se jam në ekipin më të mirë, klubin më të mirë, me lojtarët më të mire, në shtëpinë dhe familjen time, duke fituar gjithçka dhe shijuar pafundësisht, por të papriturat janë, gjithashtu, pjesë e këtij profesioni të vështirë,” – tha ai së fundi, në një intervistë televizive.